Në Shqipëri 16 persona janë lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike në natën e Vitit të Ri.
Organizimet që u zhvilluan në sheshet e Shqipërisë, kanë kaluar pa incidente, por si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarreve, janë lënduar 16 persona, raporton TCh.
Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar për në shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, teksa Policia e Shtetit ka patrulluar gjatë gjithë kohës.