Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Edhe reperi Mozzik ka njoftuar se do të marrë pjesë në marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”.
Atë e bëri me anë të një instastory, ku konfirmon pjesëmarrjen e tij me ‘Edhe un jom aty!’.
Përvec tij, të pranishëm do të jenë edhe shumë këngëtarë e emra të njohur.
Ndërkohë, mbi 20 organizata të ndryshme e kanë konfirmuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen në marshin e datës 2 prill.