Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, mesditën e së martës janë takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan EO.
Përndryshe, Escobar e Lajcak, janë takuar gjatë ditës edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, ata kanë takuar edhe liderët opozitarë.
Ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar, janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.