Me ftesë të familjes Albright, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti u ftua që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kurti do të udhëtoj për herë të parë drejt SHBA-së si kryeministër i Kosovës.
Ndryshe, mbrëmë IndeksOnline ka raportuar se edhe Presidentja, Vjosa Osmani do të udhëtoj javën e ardhshme në SHBA, e cila do të marrë pjesë në varrimin e Albright.
Gjatë vizitës në SHBA, pritet që të zhvillojnë edhe takime të tjera.
Madeleine ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare më 23 mars të këtij viti