Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është deklaruar plotësisht i pafajshëm në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, ku po përballet me aktakuzën e ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët lidhur me një rast tjetër që ndiqet penalisht në këtë gjykatë.
Pala mbrojtëse ka thënë se nuk do të tentojë të bindë gjykatësen pse ka gabuar që ka kërkuar arrestimin e Kilajt, por ka shtuar se Kilaj ka treguar se është kandidat i mirë për lirim me kusht.
Pjesë e aktakuzës janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.
Thaçi dhe Smakaj nuk janë deklaruar një ditë më parë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre, ndërsa Fazliu dhe Kuçi janë deklaruar të pafajshëm.