Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që janë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit po vazhdojnë ta akuzojnë prokurorinë se nuk po i trajton të gjitha rastet në mënyrë të njëjtë, sipas tyre kur bëhet fjalë për akterët e ish-pushtetit rastet e paraqitura neglizhohen.
I fundit që ka reaguar është Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastruktrës.
Përmes një video të publikuar në Facebook, ai ka thënë se ka 2 vite e 50 ditë që kur nuk ka veprim nga Prokuroria Speciale për lëndën e mirëmbajtjes së urave.
Ishin zotuar 500 mijë euro për këtë tender dhe në fund kontrata përfundon me 5 milion e 300 mijë euro. Pra rritja nuk është 10% e as 30% por mbi 1000%. Në këtë dosje të dorëzuar ka shkelje flagrante të ligjit por çuditërisht nuk ka asnjë veprim të prokurorisë speciale“.
”Në kontratën e mirëmbajtjes së autostradës në të kaluarën pozicioni i inspektimit ditor paguhej 25 mijë euro në muaj ose 900 mijë euro për tre vite. Pra një përson që lëvizte me një automjet Pick-up nëpër autostradë që të shihte ku kishte nevojë për të intervenuar paguhej 900 mijë euro për tre vite“.
”Në kontratë e re që është tash i kemi hequr pozicionet e duplifiluara dhe nuk kemi lejuar çmime jonormalisht të ulëta ose jonormalisht të larta. Me kontratën e re pozicioni i inspektimit të rrugës paguhet 1000 euro në muaj ose 36 mijë euro për tre vite. . Në të kaluarën ky pozicion paguhej për 25 herë më shtrenjtë se sa paguhet sot. Çfarë duhet t’i ofrojmë tjetër prokurorisë që të veproj?“, ka thënë ai.