Zv. Kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ndërtuar një ekip prej 18 zyrtarësh në kabinetin e tij. Kjo strukturë përfshin 10 zyrtarë politikë, 2 zyrtarë të jashtëm dhe 6 nëpunës të fushave të ndryshme.
Nga ana tjetër, numri i zyrtarëve në kabinetin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, është më i lartë se ai i Bislimit.
Kabineti i ministres Gërvallës numëron gjithësej 21 zyrtarë në total, ndër të cilët 10 janë politikë, 1 këshilltar i jashtëm dhe 10 nëpunës.
Ndërkaq, zv. Kryeministrja Emilja Rexhepi ka 10 këshilltarë, 6 nëpunës e 1 këshilltarë i jashtëm./koha