Në Gjykatën Speciale në Hagë tashmë ka rinisur seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe fjalën për deklaratën hyrëse e ka marrë avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili pritet t’i shfrytëzojë rreth 1 orë për atë që do të thotë.
Emmerson po ashtu e kundërshtoi Prokurorinë Speciale për përshkrimin që ia ka bërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Sinjali.
“Mbrojtja e kundërshton përshkrimin që ZPS i ka bërë UCK-së. Struktura është përshkruar si horizontale dhe jo vertikale, ku komandantët e zonave ushtronin nivele shumë të larta autonomie dhe e konsideronin veten se ishin në nivel operativ të pavarur.
Ndryshe, edhe mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se UÇK-ja “nuk kishte strukturë komande”
Thaçi dhe tre të akuzuarit e tjerë akuzohen se kanë themeluar Shtabin e Përgjithshëm dhe se ky trup ka shënjestruar “kundërshtarët” e perceptuar të UÇK-së.