GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Edhe Apeli në Slloveni hedh poshtë padinë e Berishajt kundër gazetarit slloven – s’janë dokumentuar shpifje

16/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Martin Berishaj: Atje ku lind dhe perëndon dielli për ne është Amerika
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të Gjykatës së Qarkut në Lubjanë për të rrezuar padinë e Martin Berishajt kundër gazetarit Vitomir Petroviç si të pabazuar, ambasadori i Kosovës në Kroaci e kishte apeluar vendimin, por edhe Gjykata e Lartë Sllovene ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Berishajt.

Lajmin ekskluzivisht për Albanian Post e ka konfirmuar zyrtari për media i Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, Mateja Jazbec.

Vendimi për hedhjen poshtë të ankesës së Berishajt është marrë me 7 korrik 2023.

Në përgjigjen e gjykatës sqarohet se pas vendimit nga trupi gjykues për të rrëzuar padinë private të Berishajt, tashmë është vendosur që edhe ankesa e tij të hidhet poshtë.

Vendimi i shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut thoshte se lënda ka “përfunduar pa efekt juridik”, meqë Berishaj nuk ka arritur të dokumentojë shpifjet e pretenduara në tekstin ku për Berishajn tregohej – për herë të parë – se ka funksionin e mushkës në një ndërmarrje kriminale për shpëlarjen e parave.

“Në lidhje me pyetjen që ju i keni drejtuar Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, lënda II K 45570/2022, përgjigja jonë është, në përputhje me Rregulloren e Gjykatës, se më 17. 11. 2022, Trupi gjykues ka nxjerrë aktvendim me të cilin rrëzohet padia private. Pasi u zhvillua një procedurë ankimimi/apeli, Gjykata e Lartë në Lubjanë e hodhi poshtë ankesën si të pabazuar në seancën e saj të datës 7.7.2023 dhe konfirmoi vendimin e trupit gjykues jashtë dëgjimit dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë”, thuhet në përgjigjen e Mateja Jazbec për Albanian Post.

Vetë Berishaj, por as Qeveria e Kosovës nuk kanë njoftuar fare se është rrëzuar padia e ambasadorit, përkundër se e kishin njoftuar vendimin për të ushtruar padi ndaj gazetarit slloven.

Në anën tjetër, aktualisht po zhvillohen procedura hetimore ndaj vetë Berishajt për evazion fiskal në Kosovë pasi kishte tërhequr shuma të majme parash në kesh duke mos i deklaruar – para që i mori në formë të pagesës nga kompania GEN-I, dega në Beograd.

Albanian Post ka pyetur Prokurorinë në Slloveni se a janë kontaktuar nga homologët e tyre nga Kosova në vazhdën e këtij hetimi

Nga Prokuroria Speciale sllovene kanë refuzuar të japin një përgjigje, duke argumentuar se mund të dëmtohen procedura para-hetimore.

“Në lidhje me pyetjet tuaja, ju informojmë se nuk mund të japim informacione për procedurat e mundshme paraprake për shkak të interesit të procesit dhe mbrojtjes së të dhënave personale”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Prokurorisë Specializuar shtetërore të Republikës së Sllovenisë.

Komente nuk kanë dhënë as nga organet hetuese të Kosovës.

Publikimet e gazetarit slloven Petroviç patën zbuluar për herë të parë disa transaksione në emër të Martin Berishajt, i cili përmes kompanisë së tij me veç një punëtor – veten e tij – përfitonte shuma të mëdha parash nga dega e GEN-I’it në Beograd.

Kompania MB Consulting, pronësinë e të cilës më pas e kishte pranuar Berishaj, nuk ishte deklaruar fare te organet e Agjencisë Kundër-korrupsion të Kosovës kur ambasadori pati deklaruar pasurinë.

I pyetur në komision parlamentar “përse nuk e ke deklaruar kompaninë”, ai kishte thënë se “kam harruar”.

Më vonë do kuptohej se Berishaj paguhej “për konsulencë” nga GEN-I edhe në një bankë në Kosovë, në NLB.

Kur organet e Kosovës filluan ta hetojnë Berishajn, u kuptua se ai i kishte ikur tatimit, derisa shifrat marramendëse të tërheqjeve i kishte bërë nën arsyetimin “për qëllime biznesore”.

Berishaj në fillim i kishte mohuar tërësisht akuzat duke i quajtur shpifje, por më vonë pranë komisionit parlamentar kishte pranuar pothuajse të gjitha.

Rasti i Berishajt është raportuar gjatë në Kosovë, Slloveni, Kroaci e shtete të tjera Ballkanike.

Një nga emisionet më të ndjekura të gazetarisë hulumtuese nga Televizioni Shtetëror Slloven “Tarča”, i pati dedikuar një episode të tërë Berishajt.

Gazetarë sllovenë patën raportuar gjithashtu se një pjesë e parave që Berishaj merrte nga GEN-I, ishin të dedikuara edhe për fushata zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Qeveria ka refuzuar ta shkarkojë Berishajn nga pozita e ambasadorit, derisa ai është mbrojtur në vazhdimësi nga Kryeministri, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tags: AferaBerishagjykataMartinSlloveni
ShareTweetShare
Previous Post

Vjosa Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer

Next Post

Hovenier: SHBA’ja nuk e mbështet as ‘Shqipërinë e Madhe’ dhe as ‘Serbinë e Madhe’

Next Post
Çka u thanë amerikanët qeveritarëve të Kosovës për Ligjin e Lirive Fetare

Hovenier: SHBA’ja nuk e mbështet as ‘Shqipërinë e Madhe’ dhe as ‘Serbinë e Madhe’

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.