GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Edhe 104 dëshmitarë të tjerë do të pyeten në Hagë

30/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Edhe 104 dëshmitarë të tjerë do të pyeten në Hagë
Share on FacebookShare on Twitter

Në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës do të ftohen edhe 104 dëshmitarë për intervistim, ka deklaruar zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle.

Sipas tij, procesi i gjykimit është në mes dhe se nuk dihet kur do të përfundojë. Lidhur me ankesat për zvarritje të procesit, ai konsideron se gjyqtarët janë të përkushtuar për të siguruar që procedurat të jenë të shpejta.

“Më 6 maj, kryetari i trupit gjykues dha një përditësim për numrin e dëshmitarëve që kanë dëshmuar deri më tani. Pra, atëherë ishin 60 dëshmitarë, tani janë 68 dëshmitarë që sot kanë dëshmuar drejtpërdrejt në gjykatë, dhe 45 dëshmitarë të tjerë dëshmitë e të cilëve janë dorëzuar me shkrim dhe janë pranuar në prova nga gjykata. Gjyqtarët në këtë rast kanë pyetur gjithashtu palët për mënyrat për të përshpejtuar më tej procedurat për t’u siguruar se ato nuk janë vetëm të drejta, por edhe të shpejta.

Prokuroria ka vlerësuar se do të thërrasë dëshmitarët e saj për të dëshmuar deri në prill të vitit 2025 dhe një pjesë e madhe e aktiviteteve në sallën e gjyqit së fundmi kanë qenë edhe diskutimet për ritmin e dhënies së dëshmisë nga dëshmitarët, sa dëshmitarë kanë mbetur”, ka deklaruar ai.

Doyle theksoi se është e vështirë është të përcaktohet se kur do të përfundojë gjykimi në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është shumë e vështirë të vlerësohet koha e përgjithshme e gjykimit sepse pasi prokuroria të përfundojë me rastin e tyre, atëherë ekipet mbrojtëse do të kenë mundësinë të kërkojnë lirimin nga akuzat dhe të presin ndonjë rezultati të kësaj. Atëherë ekipet e mbrojtjes do të fillonin të thërrisnin dëshmitarët e tyre për të dëshmuar në emër të të akuzuarve, dhe ne ende nuk e dimë se sa dëshmitarë do të thërrasë mbrojtja”, u shpreh ai.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Tags: Gjykata Speciale e HagësHashim ThaqitJakup krasniqiKadri veseliRexhep Selimi
ShareTweetShare
Previous Post

Si u tjetërsuan tokat e komunës së Deçanit

Next Post

Hamza: S’ka pasur rritje pagash nga 2014, duhet t’i mbajmë njerëzit në Kosovë

Next Post
Hamza: S’ka pasur rritje pagash nga 2014, duhet t’i mbajmë njerëzit në Kosovë

Hamza: S’ka pasur rritje pagash nga 2014, duhet t’i mbajmë njerëzit në Kosovë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.