Komentet e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, mbi një bashkësi (komunitet) paralele evropiane për vendet që presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, janë një ripërtëritje klasike e idesë së vjetër për një kontinent të përbërë nga unaza të ndryshme vendesh që gëzojnë nivele të ndryshme të integrimit në BE, me Eurozonën në epiqendër absolute. Është një ide që ka të ngjarë të mos realizohet pasi ka shumë kundërshti ndaj saj, jo vetëm jashtë BE-së, por në mënyrë thelbësore edhe brenda unionit.
“Paradhoma” e vërtetë e BE-së është, dhe ka shumë të ngjarë të mbetet e tillë, procesi i anëtarësimit në BE i Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës që tani kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun, dhe kjo do të bëhet gjithnjë e më e dukshme.