GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

E tmerrshme: Vajza e mitur që u zhduk në Fushë Kosovë u drogua dhe u dhunua nga një person – Sinjali sjellë detajet

27/11/2022
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
E tmerrshme: Vajza e mitur që u zhduk në Fushë Kosovë u drogua dhe u dhunua nga një person – Sinjali sjellë detajet
Share on FacebookShare on Twitter

Dhunimet janë rastet më të tmerrshme që po ndodhin në vendin tonë dhe në shumicën prej tyre viktima janë vajzat e mitura, të cilat shfrytëzohen e keqtrajtohen seksualisht. Javën që po lëmë pas, Sinjali ka raportuar për disa ngjarje të tilla, por edhe një rast tjetër u zbulua gjatë ditës së djeshme dhe detajet janë mjaft tronditëse. Këtë herë, një vajzë përveç që dyshohet se u dhunua, sipas informacioneve të para, ajo u detyra edhe të konsumojë substanca narkotike. Rasti dyshohet se ka ndodhur në një motel të Fushë Kosovës, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se personi që po dyshohet për këtë rast është një 21-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor. Sinjali mëson se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur për më shumë se 1 javë.

Por si u zbulua dhe cilat janë detajet e trishta?

Vajza fillimisht ishte raportuar e zhdukur nga një familjare e saj më 18 nëntor, e cila njoftoi Policinë dhe kërkoi ndihmën e Policisë për ta gjetur mbesën e saj, për fatin e të cilës nuk dihej asgjë. Viktima, e cila jeton me një familjare, pasi prindërit janë ndarë që një kohë atë ditë u largua nga shtëpia dhe askush s’kishte informacione se ku gjendej.

Gjatë kësaj kohe, vajza dyshohet se ka qëndruar në motelin “Berati” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e ka keqtrajtuar seksualisht. Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë rast është se derisa i dyshuari është shoqëruar me viktimën, të njëjtëndyshohet se e ka droguar, duke e detyruar të konsumojë substanca narkotike, nën ndikimin e të cilave më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Përveç drogës, i dyshuari i ka dhënë të miturës edhe alkool, që më pas ta shfrytëzojë gjendjen e saj, për të abuzuar me të.

Tmerri që ka përjetuar vajza ato ditë, u zbulua kur ajo u gjet gjatë ditës së djeshme dhe rrëfeu para zyrtarëve policorë se çfarë i kishte ndodhur në motel, ku dyshohet se u dhunua nga i riu 21-vjeçar.

Ky rast i tmerrshëm aktivizoi Prokurorin e Shtetit, që urdhëroi të sigurohet prezenca e të dyshuarit dhe arrestimi i të njëjtit. Pasi u kap nga Policia, i riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka lëshuar aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të nisin hetimet për mbledhjen e informacioneve që zbardhin në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Tags: dhunimfushe kosoveseksual
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është mjeku i arrestuar për trajtim të pandërgjegjshëm, u sulmua nga prindi i një fëmije në Gjilan

Next Post

Rast tragjik: Humb jetën 16-vjeçari në Bjeshkën e Junikut derisa ishte duke punuar në stan

Next Post
Rast tragjik: Humb jetën 16-vjeçari në Bjeshkën e Junikut derisa ishte duke punuar në stan

Rast tragjik: Humb jetën 16-vjeçari në Bjeshkën e Junikut derisa ishte duke punuar në stan

Lajmet e fundit

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.