Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka folur pas takimeve të ndara që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic, si dhe takimit trepalësh, ka theksuar se kryeministri Kurti ishte ai që nuk ka pranuar propozimin e Bashkimit Europian.
Borrell në një fjalim të gjatë ka treguar rrjedhojën e bisedimeve Kosovë-Serbi, ka thënë se janë munduar për të gjetur një rrugë zgjidhje që të ecët përpara bazuar në propozimin e BE’së, por që siç ka thënë ai, fatkeqësisht kryeministri Kurti nuk e ka pranuar propozimin e tyre.
“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vucic, kam tentuar që të gjejmë zgjidhje për një rrugë përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe në Kosovë]”, tha Borrell, ndër të tjera.
Fjalimi i Borrell:
Takimi ynë i fundit ishte në qershor atëherë ishim të zënë me krizën në veri, sot ishte tek normalizimi i marrëdhënieve dhe lëvizjes së parë. Në takimin ton në Maj , mua mu desh që t’i bëj thirrje palëve, që të lëvizim nga negociatat në zbatim, dhe tani kjo porosi është edhe më e rëndësishme, pasi kanë kaluar një vit i plotë që prej kemi nisur diskutimet për rrugën drejt normalizimit. Dhe gjashtë muaj që kur jemi takuar në Ohër për ta finalizuar. Në Ohër palët u zotuan që t’i zbatojnë të gjitha obligimet dhe zotimet e tyre të dala nga marrëveshja dhe nga aneksi i saj. Ata u pajtuan që ta zbatojnë në mirëbesim dhe pa pengesa. Gjashtë muaj më vonë vetëm tri elemente janë adresuar, deklarata e personave të zhdukur, prezantimi i ekipit menaxhues të asociacionit për komunat me shumicë serbe dhe shpallja e komunitetit të përbashkët monitorues.
Por implementimi i pikave me të rëndësishme nuk janë implementuar, kjo është për të ardhur keq, dhe tregon shumë për përkushtimin e palëve për një normalizim të vërtetë të marrëdhënie ose më mirë të themi mungesën e atij përkushtimi. Me lejoni të ju them se secila palë gjykohet sipas meritave të veta. Mungesa e veprimit nga secila palë, do të thotë si Kosova dhe Serbia janë duke shkelur obligimet e tyre të dalura nga dialogu dhe premtimeve të tyre. Kthehemi në maj, ekipi menaxhues prezantoj propozimin e tyre, statusin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe më shumë se katër muaj më pas asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Ne ende jemi në një cikël tensionesh dhe eskalimi. U kthyem nga marrëveshja në eskalim.
Themelimi i Asociacionit të Komunave është një obligim i palëve dhe gjithmonë ka qenë një element kyç në procesin e normalizimit. Kështu që është qenësore që negociatat për statusin e Asociacionit me në fund të fillojnë pa zvarritje të tjera në kontekstin e impelementimit të marrëveshjes. Nga ana jonë unë si lehtësues me mbështetje të jashtëzakonshme të Mirosllav Lajcak, ne kemi bërë përpjekje të mëdha për të mundësuar kompromisin se si do të dukej ai. Të dy palët u nisën nga anët e skajshme, kryeministri Kurti, dëshironte fillimisht aspekte politike të normalizimit ndërsa Serbia dëshirohen themelimin e Asociacionit së pari para se të angazhohet në obligimet e tyre.
Dhe për këtë arsye ne propozuam zgjidhjen të vetme kompromisi që do mund ta ofronim. Të lëvizim para me implementim paralelisht. Duke u siguruar që parimin thelbësore që do duhej bërë ti diçka së pari, që të tjetri të marr diçka.
Bashkimi Europian dhe Bashkësia e gjerë ndërkombëtare përfshirë SHBA’të, e shohin këtë si mënyrën e vetëm që të funksionojë.
Sot unë tentova që me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vucic, që të gjejmë zgjidhje bazuar në propozimin tonë, fatkeqësisht pas një takimi mjaftë të gjatë, kryeministri Kurti nuk ishte i gjatë për të levizur përpara dhe nisur një proces kredibil drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ai këmbëngulte që në vend të kësaj që të formatizohet njohja de-fakto. VUcic e pranoj propozimin e BE’së për implementim. Ai erdhi fillimisht me një propozim tjetër por pastaj e pranoj. Ne provuam shumë por fatkeqësisht ishte e pamundur që të arrijmë kompromis sot. Nuk kishte progres as për de-eskalimin në veri të Kosovës