Një 50-vjeçar shqiptar ka dhunuar barbarisht vajzën e tij shtatzëmë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Janinë, ku babai ka dhunuar me grushte në kokë dhe kraharor të bijën.
Kjo e fundit mësohet se është 22-vjeç dhe është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.
Vajza 22-vjeçare u dërgua në spital, ku raportohet se shëndeti i saj dhe i foshnjes nuk është në rrezik.
Megjithatë, ajo mbetet e shtruar në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim 50-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë në familje.