Një punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe paratë.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Ballaban të Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.