Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë shohim raste të dhunës në familje ku burri rrah gruan apo djali babain ose raste të tilla dhe viktimat kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në një familje në Gjakovë, ku djali shkon në shtëpi i dehur dhe pas një zënke me babin e tij, ai fillon ta sulmojë atë.
Sipas informacioneve që ka marr Sinjali, thuhet se djali erdhi në pushim dhe se i dehur ai e ka sulmuar babin e tij.
Rastin është denoncuar në polici nga familjarët, ku tashmë i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.