Një lajm i rëndë dhe i trishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë. Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur dhe ka humbur jetën trajneri 26-vjeçar i skuadrës franceze Avenir foot Lozer, Antonin Elia.
Trajneri Antonin Elia ka ndërruar jetë në vend, ndërsa lojtarët e klubit, konkretisht djemtë e moshës 13-vjeçare kanë pësuar lëndime të rënda.
“Trajneri ishte në klub që nga viti 2020. Ai ishte i pasionuar dhe popullor, ai jetonte për futbollin. Mendimet tona janë me familjen e tij. Nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë është të kthehet në fushë. Ne do të veshim një fanellë në ndeshjet në vijim. Në ndeshjet do të mbahet një minutë heshtje”, ka përfunduar ai.