Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në Mitrovicë, ku një i ri ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Brenda QKUK-së kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër në gjendje të rëndë pasi fillimisht kishte marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.