Gazeta Sinjali raportoi sonte për një rast të tentim vetëvrasjes në Qendrën e Ndalimit në Drenas, ku një i arrestuar deshi t’i jap fund jetës duke u varur.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ky nuk është rasti i vetëm me të cilin u përballën sot zyrtarët policorë në këtë qendër.
Kjo pasi që edhe dy të arrestuar të tjerë, që janë dërguar në ndalim kanë tentuar të ngufaten, duke e goditur veten me grushte.
Sipas burimeve të Sinjalit dy personat e ndaluar janë dërguar menjëherë në QKUK, ku mjeku ka udhëzuar qe të jenë nën kujdesin intensiv nga personeli mjekësor.