Rastet kur personat në vendin tonë shkaktojnë aksidente, me ç’rast përfundojnë me fatalitet fatkeqësisht nuk janë edhe të pakta. Një rast i tillë ka ndodhur me 2 gusht rreth orës 13:50 në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj.
Siç konfirmon Policia e Kosovës, bëhet e ditur se biçiklisti është goditur nga pakujdesia e shoferes i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, shkruan Gazeta Papirus.
Si pasojë e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëvë të marra.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për autopsi, ndërsa shoferja është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet”.
/Gazeta Papirus/