Pas mbarimit të spektaklit të natës së djeshme (e shtunë), Luiz Ejlli, ka diskutuar për disa nga konkurrentët që kanë qenë brenda.
Ai ka folur edhe për këngëtaren e njohur, Keisi Medini, për të cilën tha se ka qenë më e vërteta në shtëpi.
Artisti nga Shkodra e ka lavdëruar në masë të madhe artisten, si një person që nuk ka debatuar me askënd në Big Brother VIP Albania.
Në lidhje me këtë, Medini ka bërë një reagim menjëherë në rrjete sociale, duke mos kursyer fjalët e mira për këngëtarin.
“Më mbështete brenda gjithmonë. Ti dhe Kiara keni një vend të veçantë në zemrën time”, ka shkruar ajo.
Bukuroshja bën me dije se në këtë format është me Luizin dhe se dëshiron që ai të fitojë.
Luizi ndërkaq u shpall finalisti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.