Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur pas lirimit nga paraburgimi.
Molliqaj në T7 ka folur edhe për faktin se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e ka përcjellur “LIVE” arrestimin e tij.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur sepse sipas tij, është vet Sveçla ai që ka dhënë urdhër për arrestimin e tij.
“Sepse ka jep urdhër. Ka qenë urdhër politik. Pra të vyn fletëarrest. Nuk e kanë përgatit hiq fletëarrestin. Të kishim qenë në një vend demokratik, Xhelali do të duhej të ishte dorëheq”, tha Molliqaj.