Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është koordinuar me grupin parlamentar të kësaj partie rreth votimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në disa pamje të kapura nga Nacionale, Time Kadrijaj e njofton Haradinajt se si do të votojë opozita, transmeton Gazeta Papirus.
“Hajdeni mu nenshkru”
“LDK po votojka kunder”
“E PDK? “.
“Po i ves tash”.
Disa mesazhe të kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, treguan Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale AK rreth formimit të Qeverisë.
Aty mes tjerash ai shihet që ka shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .
Po ashtu, pyet nëse Vetoni, me shumë gjasë VETON Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”, raporton Nacionale.
Tutje, ai thotë se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendeve”.
Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.