Një billboard i vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit të Pejës ka ngritur hapi mes qytetarëve të kësaj komune, pasi në të është reklamuar hapur një armë zjarri – një pistoletë Canik TP9 SF Mod 2 – me çmim prej 499 eurosh.
Fotografia e billboard-it është dërguar në redaksinë e Gazetës Nacionale nga lexues të qytetit të Pejës. Në billboard, krahas armës së zjarrit, ofrohet edhe çmimi i fishekëve (0.35€ për copë), si dhe thuhet se bëhet fjalë për “9×19 kalibër me pëlqim dhe rekreacion”.