Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është i dyshuar se është i përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni, ka diplomuar me citate të politikanit dhe shkrimtarit famëkeq serb, Dobrica Qosiq.
Në diplomën e tij, Berishaj e ka cituar hiç më pak se njeriun që njihet për elaboratet e tij anti-shqiptare, të cilat kanë frymëzuar madje edhe spastrimin etnik e keqtrajtimin e shqiptarëve gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.
Berishaj, që kishte diplomuar në fakultetin e Shkencave Sociale në Lubjanë të Sllovenisë në vitin 1986, e citoi Qosiqin që në hyrje, pikërisht në pjesën parahyrëse, ku të diplomuarit zgjedhin një citat frymëzues apo citat që ata e pëlqejnë më së shumti.
Më konkretisht citohet Qosiq, që të këtë thënë se sa e sikletshme është që vjën nga një familje që me këmbëngulësi ka lufuar për liri dhe bashkim.
“Është e sikletshme që me vetë lindjen me qenë borxhli në menyrë të pakthyeshme. Edhe me e sikletshme është t’i jesh dikujt për gjithçka fajtor, për arsye se jë djalë, nip, pasardhës i atyre qe me këmbengulësi, vetëdije dhe lajthitje kanë luftuar për liri dhe bashkim…”- thuhet në citatin e Qosiq.
Akademiku serb Dobrica Qosiq, që ndryshe i referohen edhe si babai i kombit serb, ishte i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ishte president i Jugosllavisë në periudhën 1992-1993. Ai ka vdekur më 18 maj 2014