Një 46 vjeçar, shkoi të premten tek vajza e tij në Gjakovë. Por atje pati një konflikt me burrin me të cilin bashkëjeton e bija.
Policia thotë se dy burrat janë rrahur mes vete, e bile është përdorur edhe thikë. Në këtë konflikt ishte përfshirë edhe vajza që është e mitur, e cila ka deklaruar se është sulmuar nga babai.
Klani merr vesh se vajza para rreth dy javësh ka shkuar tek 36 vjeçari për të bashkëjetuar, pa dëshirën e familjes.
recommended by
SUSTAFORM
За свакога ко има болове у колену и куку, обавезно прочитајте ово
SAZNAJ VIŠE
Klan Kosova ka kontaktuar me familjen e të dyshuarit, por të njëjtit nuk kanë dashur të flasin më shumë rreth rastit para kamerës, prapa saj kanë thënë se me të po merren organet e rendit.
E zëdhënësja e prokurorisë themelore në Gjakovë, Yllka Shehu, ka bërë të ditur se thika është përdorur nga dhëndrri pasi është sulmuar fizikisht nga vjehrri.
“Dhëndri ka qenë në mbajtje për 48 orë, më pastaj është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Kurse për babain është bërë kërkesë për paraburgim.” deklaroiYllka Juniku Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore Gjakovë
Tutje Shehu bëri të ditur se ndaj këtij të fundit është hapur rast për “Dhunë në familje dhe Lëndim të lehtë truporë”.
https://youtu.be/uNhHpKFymQ4