Të premten në orën 08:00, një prind nga Skenderaj ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se ka shkuar që të martohet me një person.
Me të marrë informacionet, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën dhe e kanë dërguar për ekzaminim mjekësor.
Policia ka njoftuar se më pas e mitura është kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.