Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar dëme në Komunën e Fushë Kosovës.
Shkak i reshjeve komunën e ka marr uji dhe i është dëmtuar rrjeti elektrik.
Kështu po deklaron për Front Online zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
Ai tha se deri nesër nuk do të ketë shërbime për qytetarët.
“Jemi duke e bërë edhe një kate të ri të komunës dhe për shkak të reshjeve të shiut është dëmtuar rrjeti elektrik. Sa të largohet problemet shërbimet mund t’i marrin qytetarët por sot jo, besoj se nesër do të jetë e gatshme komuna”, u shpreh Topalli për Front Online.