Një grua është mbytur me rripin e pantallonave nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin u divorcua 3 muaj më parë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Boyabat” në qytetin Sinop të Turqisë, shkruan HaberTurk, përcjell rtv21.tv
Sipas informacioneve të marra, 38-vjeçarja Zeynep Gıcık, me banim në lagjen “Boyabat” të Sinopit, ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj Birol Ç.(46), me të cilën u divorcua 3 muaj më parë, rreth orës 21:00 në mbrëmje për të marrë gjërat e saj. Në atë moment mes palëve ka pasur një debat për arsye të panjohura.
Sipas lajmit të İHA, i hutuar gjatë sherrit, Birol Ç e mbyti Zeynep Gıcık me rrip pantallonash. Forcat e sigurisë, të cilat kanë dalë në vendngjarje pas denoncimit të zhurmës nga personat përreth, kanë gjetur gruan të shtrirë pa lëvizur në dyshemen e shtëpisë. Ekipet mjekësore që kanë dalë në vendngjarje kanë konstatuar se Zeynep Gıcık ka ndërruar jetë.
Ndërsa trupi i pajetë i gruas u dërgua në morgun e Spitalit Shtetëror, ish-bashkëshorti i saj Birol Ç u mor në mbajtje nga ekipet e Policisë së Qarkut. Për ngjarjen ka nisur një hetim.