Vartësit e kryeministrit Albin Kurti, ditëve të fundit nuk janë ndalur se sulmuar zyrtarë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas përplasjeve që kryeministri me Sekretarin amerikan të Shtetit si dhe me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor. Ka qenë kësaj here këshilltari i Kurtit i cili ironizoi me Escoba, duke thënë se “për çfarë ka ardhur ai në Prishtinë? Ndoshta për ngrohjen globale”, shkruan Gazeta Metro.
Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe një herë për qëndrimet e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Duke mos hezituar të ironizoj as kësaj herë me një zyrtarë amerikan.
Hoxha ka thënë se nuk e kupton Escobarin kur flet për një partner alternativ.
“Escobari të paktën është zhvilluar në shprehjet e tij. Ai nuk flet më për partner alternativ, por për qeverinë e ardhshme. Këtu duhet të kuptojmë se për çfarë e ka fjalën: A po flet për një qeveri të re në Serbi?; A po flet për një qeveri të re në ShBA?; A po flet për një qeveri të re në Kosovë? Mirë do të ishte të mendonte për ndryshimin progresist të qeverisë në Beograd. Qeveria në Prishtinë merret me punët e veta”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Hoxha i ka kthyer përgjigjeje edhe një deklarate të Escobarit, kur tha se kryeministrit Kurti e zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, gjatë takimeve flasin vetëm për Serbinë.
Hoxha ka pyetur se për çfarë ka ardhur në Kosovë Escobari.
“Sa për pohimin e tij të trishtuar se Kurti dhe Bislimi po i flasin vetëm për Serbinë, këtu përsëri na duhet të kuptojmë. Mos vallë Escobari ka ardhur në Prishtinë për diskutimin e temave të tjera dhe nuk e kemi kuptuar? Ndoshta për ngrohjen globale. Ndoshta…”, tha ai