Këshilltari nga Shqipëria i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha i ka reaguar ashpër ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili dje në një intervistë tha se “perëndimi ka problem me kryeministrin Kurti”, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim, Hoxha nuk ka befasuar me akuzat ndaj amerikanit Hill.
Sipas Hoxhës, ai nuk e ka merakun ta tërheq Serbinë drejt perëndimit, por ta mbajë Vuçiqin në pushtet.
ADVERTISING
Madje thotë se të njëjtin qëllim e ka edhe emisari Escobar.
“Me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Vuçiçin në pushtet. Strategjia e emisarëve dhe ambasadorëve nuk e ka hallin te të drejtat e serbëve, por të mirëmbajtja e Vuçiçit. Këtë na e tha Escobari kur shfaqi merakun së serbëve në veri të Kosovës u ishte ndaluar përdorimi i gjuhës. Tha diçka sa për me thënë diçka. Ngutia për zgjedhje i vlen shuarjes së protestave dhe risjelljes së shpejtë të Vuçiçit në të njëjtin post. Perëndimi vijon ta mbajë Serbinë një shoqëri të paemancipuar”, ka shkruar ai