Më 24 mars, Suedia fillon kualifikueset e Kampionatit Evropian duke u përballur me Belgjikën në Friends Arena. Tri ditë më vonë, më saktësisht më 27 mars, luajnë me Azerbajxhanin.
Tani Janne Andersson ka paraqitur skuadrën e tij për ndeshjet dhe është e qartë se ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili së fundmi u rikthye pas një mungese të gjatë dëmtimi, do të zërë vend në skuadër, përcjell LIG Sport.
Në listë është ftuar edhe futbollisti i cili në të kaluarën luajti tek Kosova, Edvin Kurtulus. Ai ishte kapiteni i ekipit U-21, por kur u ftua nga kombëtarja A, ai ndërroi mendje dhe zgjedhi Suedinë.
Ai u ftua edhe për këto ndeshje tek suedezët.
Lista e lojtarëve:
Portierë: Robin Olsen (Aston Villa), Kristoffer Nordfeldt (AIK), Viktor Johansson (Rotherham).
Mbrojtës: Emil Holm (Spezia), Joel Andersson (Midtjylland), Ludwig Augustinsson (Mallorca), Isak Hien (Hellas Verona), Edvin Kurtulus (Hammarby IF), Victor Nilsson Lindelöf (Manchester United), Hjalmar Ekdal (Burnley), Carl Starfelt (Celtic), Gabriel Gudmundsson (Lille).
Mesfushorë/Sulmues: Viktor Claesson (FC Copenhagen), Anthony Elanga (Manchester United), Emil Forsberg (RB Leipzig), Samuel Gustafson (BK Häcken), Viktor Gyökeres (Coventry City), Jesper Karlsson (AZ), Jesper Karlström (Lech Poznan ), Kristoffer Olsson (Midtjylland) Robin Quaison (Al-Ettifaq), Mattias Svanberg (Wolfsburg), Zlatan Ibrahimovic (Milan), Alexander Isak (Newcastle), Albin Ekdal (Spezia), Dejan Kulusveski (Tottenham).