Plani i Kurtit për të shkuar në Amerikë gjatë muajit nëntor mbeti vetëm synim. Para 70 ditëve, kryeministri Kurti u pati treguar deputetëve në Kuvend se planifikon që në nëntor të udhëtojë drejt SHBA-së, gjë e cila nuk ndodhi.
Për vizitën e tij në SHBA gjatë muajit nëntor, Kurti u kishte treguar deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. E kjo erdhi pasi deputetët opozitarë e pyetën Kurtin pse nuk shkoi në Asamblenë e Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Megjithkëtë, Kurti nuk do të udhëtojë për në SHBA këtë vit.
Në një përgjigje për T7, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ky takim është shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm.