Një rast i djegies së një automjeti ka ndodhur edhe në rrugën Ferizaj-Prishtinë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Gazeta Papirus, me ç’rast bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, megjithatë ende nuk dihet shkaktari i përfshirjes së veturës nga zjarri.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Kujtojmë se, pak më parë Gazeta Papirus raportoi edhe për katër vetura që janë përfshirë nga zjarri te rruga “B” në Prishtinë.
Katër vetura përfshihen nga zjarri në rrugën “B”, Policia jep detaje për Gazeta Papirus
/Gazeta Papirus/