Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas tensioneve në veri, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar.
Ai theksin e ka vënë te ushtarët e KFOR-it italianë 11 prej të cilëve u lënduan – dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.
“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.
Voglio esprimere solidarietà ai militari della missione KFOR rimasti feriti in Kosovo durante gli scontri tra manifestanti serbi e polizia kosovara. Tra di loro 11 italiani di cui 3 in condizioni serie ma non in pericolo di vita. I militari ?? continuano ad impegnarsi per la pace
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani)May 29, 2023
Situata në Veriun e Kosovës ka qenë e tensionuar gjatë së hënës.
Pasi trupat e KFOR’ut u vendosën afër objekteve të komunave veriore, protestues serbë filluan përleshjen e cila vazhdoi më pas.