GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“E kishim të ndalur”, ish-deputetët e VV-së tregojnë presionin që kishin për të mos folur me kolegët shqiptarë në Kuvend

12/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“E kishim të ndalur”, ish-deputetët e VV-së tregojnë presionin që kishin për të mos folur me kolegët shqiptarë në Kuvend
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetët e VV-së kanë treguar për presionin e madh që dikur kishin nga Albin Kurti për të mos folur me deputetët e partive shqiptare në Kuvend. Ata kanë bërë me dije se në publik ka qenë pothuajse e ndalur që të flitet me deputetët e partive në pushtet. Ndërsa, komunikimi me deputetët e Listës Serbe, sipas tyre, nuk ka ardhur në shprehje. Ata e kanë pranuar se një gjë e tillë ishte absurde.

Tani kur përgjimet e gazetës Nacionale kanë nxjerr bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me Millan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme, VV-ja nuk e sheh si problem. Madje, shumë zyrtarë të lartë të VV-së i kanë dal në mbrojtjes deputetes Kusari-Lila.

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka treguar për gazetën Nacionale se në atë kohë atij i është rekomanduar që të mos flasë me deputetët e partive në pushtet.

“Personalisht nuk mundëm me thanë që mu në këtë pikë me ka ushtruar presion. Por si rekomandim po. Këtë nuk mund ta mohoj. Pra, na është thënë që nuk është mirë që të kalojmë kohë me ta. Po kjo është e vërtetë”, ka thënë Kasolli.

Kurse, ish-deputetja e VV-së, Alma Lama, ka treguar detaje për presionit që i bëheshin asaj dhe deputetëve të VV-së sa ishte pjesë e kësaj partie.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Albin Kurti iu bënte presion të mos përshëndeteshin me kolegët e partive shqiptare.

“Kur isha ne VV kishim direktiva dhe presion te jashtezakonshem nga AK qe mos te flisnim e pershendeteshim me kolege deputete te partive te tjera shqiptare. Mua me dukej marrezi kjo, si ne aspektin njerezor, ashtu edhe ne aspektin profesional pasi bashkepunimin ne Kuvend per cdo iniciative eshte i nevojshem dhe i pashmangshem. Per nje pershendetje kolegiale ata me metoda staliniste ishin gati te te shpallnin publikisht pjese te SHIK-ut etj etj”, ka shkruar Lama.

Sipas saj, përgjimet kanë treguar se tani VV-ja nuk e ka problem komunikimin edhe me të dyshuar për krime.

“Por dje na u deshmua me ze e figure se VV nuk e paska problem bashkepunimin me serbet, madje edhe kur ata jane kriminele te njohur te shpallur ne kerkim nga drejtesia. Mashtrimi ka emër”, ka shkruar ajo.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe ish-deputeti Dukagjin Gorani.

Në emisionin “Pressing” në T7, ai ka thënë se kontakti me deputetët e partive tjera ka qenë i ndalur.

“Në atë kohë të shkurtër sa kom qenë unë deputet në kuadër të VV-së ka qenë një rregull, për mua absurd, mirëpo megjithatë rregull. Ajo është që kurrfarë kontakti, as formal, as simbolik nuk është mirë me i pasë, madje nuk guxon me i pasë me partitë e konsideruar si e keqja e këtij vendit, pra në atë kohë partitë e pushtetit, e sidomos me Listën Serbe. Pra, ka qenë e rëndësishme që simbolikisht dhe vizualisht me u pa që kontakti nuk ekziston”, ka thënë Gorani.

Sipas tij, një gjë e tillë ka qenë absurde dje dhe sot.

“Mendoj se këto kanë qene kritere dhe standarde absurde. Kom mëndu kështu atëherë, mendoj kësisoj edhe sot”, ka thënë ai.

Gorani ka thënë se komunikimi i Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, sipas standardeve të VV-së, është tradhti kombëtare.

“Shikuar nga standardet e mia ajo qe e ka bërë Mimoza Kusari-Lila është një bisedë normale në mes dy grupeve parlamentare. Mirëpo këtu nuk bëhen fjalë për standarde të mia. E vërteta është që sa kohë këto standrde nuk konsiderohen normale. Standardet që unë sonte po mundohan me i promovu janë stardarde të argatëve të Vuçiqit, nuk janë stanrdate normale politike. Meqenëse se snardarde sot i vendo ai që është në pushete. E sipas standardëve të pushtetit, kjo cka ka bo zonja Kusari-Lila ëshët e ekuivalente me një tradhti kombëtare”, është shprehur Gorani.

Tags: albinkurtikusarimimoza
ShareTweetShare
Previous Post

Krejt vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e fundit

Next Post

Albin Kurti gëzon Milaim Zekën, mori një vendim të mirë për të

Next Post
Albin Kurti gëzon Milaim Zekën, mori një vendim të mirë për të

Albin Kurti gëzon Milaim Zekën, mori një vendim të mirë për të

Lajmet e fundit

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.