Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj, ishte e ftuar në emisionin “Kendiv” në T7.
Ajo shpalosi momente nga fëmijëria e saj, foli për punën dhe për raportet që ka me shumë personalitete publike.
Mes tjerash, artistja befasoi edhe me një deklaratë teksa po fliste për disa persona të dashur që i ka humbur.
Tha se nuk ka frikë nga vdekja, andaj edhe që tani e ka ba ble, siç u shpreh, tokën ku do të varroset.
Ndryshe, Prelvukaj foli edhe për ndarjen me ish-bashkëshortin.