Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ai dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë viktimën në kokë, qafë dhe shpatullën e majtë të krahut.
Sipas njoftimit të Gjykatës “me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit”.
Komunikata e plotë:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë
Prizren, 17 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.11.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.12.2022 ndaj të pandehurit A.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit.