Policia ka arrestuar një person të shtunën në Mitrovicë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllaun e tij, kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kalibri t6 mm që dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia.
Sipas prokurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.