Një shpërthim i radhës sapo është dëgjuar pak më parë në veri të vendit, rast për të cilin raportoi “Mitropol”.
“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detajet e shpërthimit.
Besim Hoti, zëdhënës i PK-së në Mitrovicën Veriore e konfirmoi për “Mitropol” se shpërthimi ka ndodhur në zonën rreth “Tre Rrokaqiejve”.
Hoti tha se nuk ka dëme e as të lënduar nga shpërthimi.
Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se shpërthimi ishte sërish shok-bombë, gjersa Hoti tha se nuk e kanë përcaktuar ende se çka ishte mjeti i hedhur.
Këto veprime vijnë pas vendosjes së forcave të rendit në veri, pasi tri ditë më parë dyshohet se kriminelët serbë shkaktuan rreth gjashtë shpërthime nëpër veri.
Forca policore ka edhe tek Tre Rrokaqiejtë ku ndodhi shpërthimi.