Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sëpatë.
Rasti raportohet se ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj, ku gruaja Elivra dyshohet se ka goditur burrin me sëpatë në kokë.
I ndjeri Llazar Tahiraj, ishte duke fjetur në momentin tragjik.
“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.