Kevin Trapp ishte protagonist mbrëmë në triumfin e Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës.
Portieri gjerman i bëri disa pritje bravuroze, sidomos atë në vazhdime.
Ndërsa, më pas ishte hero edhe në gjuajtjet e penalltive, ku e priti 11 metërshin e Aaron Ramseyt për t’ia siguruar ekipit gjerman një trofe evropian pas 42 vjetësh pritje.
Mirëpo, 31 vjeçari nuk e fitoi vetëm Europa Leaguen, shkruan “Gazeta Express”.
Ai paraprakisht e kishte fituar edhe zemrën e këngëtares së famshme, Rihanna.
Në vitin 2015, portieri gjerman, sa ishte pjesë e Paris Saint-Germainit, ishte në lidhje me këngëtaren nga Barbados.
Ata i kishin bërë disa foto së bashku, ndërsa u panë shumë të afërt teksa këngëtarja e përqafonte portierin, i cili e mbante një fanellë të tij.
Në atë kohë, i pyetur për një lidhje të mundshme me Rihannan, portieri as s’e kishte konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë.
“No comment”, ishte përgjigjur Trapp, i cili më pas kishte thënë se po e shijonte jetën single, duke mos dashur të fliste më shumë për këtë aferë dashurie.
E në atë vit, pra 2015, flitej se këngëtarja me famë botërore kishte lidhje dashurie edhe me futbollistin Karim Benzema dhe pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Ishte pikërisht Trapp ai që e kishte postuar një fotografi në Instagram, me mbishkrimin “RiRi”, ku shihej duke u përqafuar nga këngëtarja pas triumfit të PSG-së ndaj Marseillet, 2:1.