Dy persona ia kanë drejtuar armën njëri-tjetrit në Deçan, raporton Gazeta Papirus.
Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa personat e përfshirë në ngjarje janë arrestuar.
Njoftimi i PK:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Mehmet Uka, Deçan 14.07.2023-10:30. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se i kanë drejtuar armët njëri-tjetrit, por nuk i kanë përdorur. Njëri nga të dyshuarit është paraqitur në polici dhe gjatë kontrollit në shtëpinë tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.