Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Beqiraj, në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë hyrë në banesën e të ndjerit ku kanë hasur në trupin e viktimës.
Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Gazeta Sinjali mëson se i vdekur ka mbetur i moshuari Veli Beqiraj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.