Dje në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje të Fushë Kosovës është raportuar për një foshnje pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se rasti është raportuar në orët e mëngjesit, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.Sipas të njëjtave burime ë trupin e foshnjës nuk ka shenja të dukshme të dhunës.