Një qytetar nga Vitia pësoi fatalisht mëngjesin e djeshëm, pasi duke pirë kafe në një lokal të qytetit, iu keqësua gjendja shëndetësore dhe mbeti pa shenja jete.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar në emergjencën e qytetit, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/