Nga Policia raportohet se është arrestuar një kosovar, pasi dyshohet se ka nxitur viktimën shtetase e huaja që të dërgojnë foto dhe video me përmbajtje seksuale, shkruan Gazeta Metro.
Ngjarja e dërgimit të kësaj përmbajtjeje siç raportohet nga Policia ka ndodhur përmes rrjeteve sociale.
Personi i panjohur është intervistuar në kuadër të procedurave të rregullta ligjore nga Policia, më pas me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
Rasti mbetet nën hetime të mëtejshme.
“Prishtinë 08.06.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, është thënë në raportin Policorë