Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se e kishte detyruar një femër të konsumojë substancë narkotike me forcë dhe pas dëshirën e saj.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur më datë 25.04.2023, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje rreth orëve të vona.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me forcë e ka detyruar viktimën femër kosovare të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares. Lidhur me rastin viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.