Ka dështuar sërish seanca konstituive. Për atë se çfarë ndodhi sot në seancë ka folur edhe deputetja/ministrja në detyrë e diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ajo në një prononcim për media i ka quajtur të pa mend deputetët të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre, transmeton Gazeta Papirus.
“Unë nuk dua të paragjykoj asgjë për të shtunën, mirëpo deputetë të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre të cilin tashmë ua ka certifikuar KQZ-ja, sinqerisht që nuk janë në mend, sinqerisht që jo prandaj duhet të hiqet dorë nga konstruktiviteti mundësi ka me tejkalu situatën por nevojitet vullnet prandaj bllokada nuk duhet të jetë alternativë”, ka thënë Gërvalla per Indeksonline.