Vjehrri dyshohet se ka ngacmuar seksualisht renë e tij në Pejë me datën 11 maj, ndërsa viktima e ka raportuar rastin në polici ditën e hënë (15 maj).
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
“Është iniciuar rast ndaj tij, nën dyshimin se ka kryer veprën “Ngacmim seksual”, tha Nikçi për Gazetën Express.
Rasti është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të policisë.
“NGACMIM SEKSUAL/Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.